Angelina Jolie dhe Brad Pitt shumë pranë divorcit

Mediale Vip

Angelina Jolie dhe Brad Pitt shumë pranë divorcit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:40
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Pas një beteje të stuhishme mbi financat dhe kujdestarinë e fëmijëve, Angelina Jolie ka njoftuar gjykatën se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet në lidhje me financat e saj për Brad Pitt.

Siç është raportuar edhe më parë, Jolie ka pretenduar se Pitt nuk kishte paguar “mbështetje kuptimplotë për fëmijët” për gjashtë fëmijët e tyre që nga ndarja e vitit 2016.

Por, Pitt deklaroi se kishte i kishte dhënë Jolie 8 milionë dollarë për ta ndihmuar në blerjen e shtëpisë aktuale dhe se ka paguar 1.3 milionë dollarë në fatura për Jolie dhe fëmijët.

Ai gjithashtu pohoi se pretendimet e Jolie për mbështetje minimale të fëmijëve ishin “një përpjekje e hollë e fshehur për të manipuluar mbulimin nga media”.

Burimet e afërta të çiftit treguan se në fillim të këtij viti kishin ndërprerë procedurat zyrtare të divorcit më shpresë të zgjidhjes së kësaj çështje, por që ata nuk zgjidhën asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat