Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen për herë të parë si mbeti dy herë shtatzënë dhe i humbi fëmijët

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen për herë të parë si mbeti dy herë shtatzënë dhe i humbi fëmijët

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:46
Mihrije Braha

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, ka rrëfyer për herë të parë, se si ka humbur dy fëmijë.

Ajo ka vetëm një djalë, por ka qenë edhe dy herë të tjera shtatzënë.

“Unë kam pasur dy shtazëni të tjera; në të parën nuk e dija dhe shkova tek mjeku që më dha tablet për vonesë cikli.

Mirepo kur merr mjekime fetusi nuk zhvillohet normal.

Image

Kur shkova të bëja kontroll doktori tjetër më tha, ti je shtatzënë, je dy muajshe.

I thashë për terapinë dhe më tha, jo nuk duhej t’i kishe pirë.

Dhe nuk e lamë të vijonte shtatzënia, e ndërpreva me dashje, por jo me vullnetin tim.

Shtatzënia e dytë ndodhi kur Platori ishte në çerdhe.

Diku në muajin e 4 e gjysmë pata një dështim spontan, ka qenë shumë e dhimbshme.

Platorit i pëlqente barku dhe vinte ma puthte.

Nëse është vëlla, thoshte, do t’ia vëmë emrin Jon, nëse është motër Ikena.

Por, as sot e kësaj dite nuk e kam ditur nëse ka qenë Ikena apo Joni, nuk kam dashur ta di”, tha Mihrija në emisionin “Mirage”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat