Anxhela Peristeri dhe Fifi paskan patur konflikt dhe ne nuk e dinim

Mediale Vip

Anxhela Peristeri dhe Fifi paskan patur konflikt dhe ne nuk e dinim

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 06:32
Anxhela Peristeri, Luana dhe Fifi

Edhe pse publiku sheh çdo të shtunë personazhet e ftuar të argetohen teksa luajnë në “Shiko kush luan”, ata vetë argëtohen nga shtëpitë e tyre nga përgjigjet, batutat dhe lojrat në program.

Duket se e shtuna e Luana Vjollcës tashmë shuan edhe kuriozitete.

Nëse një personazhi të showbiz-it do t’i drejtohej pyetja me cilin keni patur mosmarrëveshje apo ndonjë konflikt, pjesa më e madhe e tyre do e devijonin përgjigjen por Fifi, jo. E vendosur përballë Anxhela Peristerit, Fifi iu përgjigj shumë çiltër pyetjes.

Askush nuk e kishte menduar se personi me të cilin ajo kishte patur një konflikt ishte pikërisht përballë saj.

Sigurisht që tashmë gjithçka është sqaruar por nga kjo përballje mësuam se midis tyre ka patur hatërmbetje.

Anxhela reagoi ftohtë por dukej qartë që nuk e priste këtë përgjigje. E rëndësishme është që tashmë gjakrat janë qetesuar dhe ato u përballën në këtë garë pikësh në “Shiko kush luan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat