Gwyneth Paltrow: Gjëra të çuditshme po ndodhin në trupin tim

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow: Gjëra të çuditshme po ndodhin në trupin tim

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:07
Gwyneth Paltrow

Aktorja e famshme e Hollywoodit ka thënë se ndihet shumë çuditshëm kohëve të fundit.

Ajo tha se kishte hyrë në menopauzën e hershme për shkak të të cilës ka ndryshime gjithnjë e më të shpeshta, si në trup ashtu edhe në kuptimin emocional.

Përveç ndryshimit të humorit, Gwyneth Paltrow  vuri re një numër ndryshimesh në lëkurën e saj dhe tha se po bëhej gjithnjë e më shumë e djersitur, edhe pse nuk kishte aktivitet të tepruar, 

“Përnjëherë fillova të ndjeja djersitje të përditshme, ndryshime humori dhe nervozizëm për asnjë arsye të veçantë. Më kujtohet nëna ime që po kalonte të njëjtat probleme”, tha Gwyneth, duke shtuar se kohët e fundit po merr më shumë shtojca në përpjekje për të qetësuar veten, transmeton KosovaPress.

Aktorja ishte tri vjet në lidhje me Brad Pitt, pas së cilës filloi të shoqërohej me Ben Affleck. Gjatë kësaj lidhjeje, Gwyneth vuajti nga depresioni dhe jo shumë gjatë pas kësaj ata u ndan.

Në vitin 2002, aktorja u takua me Chris Martin, një anëtar i grupit "Coldplay" me të cilin u martua një vit më vonë. Në vitin 2004, çifti u bë me vajzën Apple dhe dy vjet më vonë serish u bën prindër, kësaj radhe me një djalë të cilin e pagëzuan Moses. Megjithëse martesa e tyre dukej e përsosur, çifti ra dakord për një ndarje pas dhjetë vjetësh një lidhje të përbashkët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat