Nga Ibiza në Amsterdam, kjo është jeta e re me udhëtime e ish-lojtares nga Vlora të “Big Brother”, Françeska Jaçe. Modelja, e cila këto vitet e fundit ka hapur biznesin e saj, një agjenci udhëtimesh, e ka kthyer “Instagram”-in në një guidë të vërtetë me destinacione në çdo cep të botës.
Veshje të shtrenjta, hotele me pesë yje, trajtime, darka luksoze dhe shopping në dyqanet e markave është “jeta e bukur” e Françeska Jaçes, e cila duket se e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me të dashurin që përfundoi në ndarje dhe ndonjë skandal mediatik.
Një vajzë biznesi tashmë, e cila reflekton qetësi me pamjen e saj, Françeska edhe modelen e bën për qejf. Ajo duket se kudo që shkon, ka dikë më vete, që e fotografon dhe kap momentet e saj më të mira tek shëtit kryeqytetet e botës. Pyetja që i lind çdo ndjekësi në “Instagram”-in e saj është: “Po nga dalin gjithë këto para”?
Padyshim që dy rrugë janë, ose biznesi asaj po i ecën vërtet shumë mirë në sajë të menaxhimit që ajo i bën, ose një person misterioz (që mund të jetë i dashuri i saj), po e përkëdhel dhe llaston kaq shumë Françeskën. Duke filluar nga kjo verë, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet “hot”, ku ekspozonte linjat në plazhet më të shtrenjta të botës.
Vetë Françeska në një nga postimet e fundit të bërë në Marbella, ndërsa ndodhej e ulur me një pjatancë frutash para, shkruante: “Just me and my boy”, duke lënë të kuptohet se ndodhej me pushime në shoqërinë e një personi të dashur, por që e mban sekret.
Ish-banorja e “Big Brother”, mesa duket, ka nisur një histori të re pas ndarjes nga biznesmeni i njohur nga Tirana, ndërkohë që gjatë këtyre viteve u komentua për një bashkëjetesë të gjatë. Gjithsesi, ajo e ka treguar gjithë këto vite që është në qendër të vëmendjes mediatike, se është një vajzë me kurajë dhe e fortë.
Kur ishte pjesë e “reality show”-t, babai i saj, në një intervistë për mediat, tregoi se vajza e tij i do shumë paratë dhe se do punonte për t’i pasur ato. Mesa duket, Françeska ia ka dalë, edhe pse ende është shumë e re dhe nuk i ka mbushur të 30-at. Nuk dihet nëse ajo paralelisht po punon për rikthimin në ndonjë projekt, që ka lidhje me modën, profesion që e ushtroi për disa vite pas daljes nga “Big Brother”.
Tashmë, ajo është një nga vajzat më seksi dhe më të përfolurat e showbiz-it shqiptar, edhe për format trupore, të cilat jo rrallëherë i ekspozon për të gjithë ndjekësit në profilin e “Instagram”-it. Fotografitë e saj seksi dhe mjaft provokuese marrin me mijëra pëlqime dhe me qindra komente, ku vihen re si ato pozitive, ashtu edhe negative.
Në fotot e fundit ajo ka ekspozuar të pasmet, duke provokuar me statusin: “A ka më veshur se kaq?” Ndërsa në ballkonin e hotelit, lakuriq, e mbështjellë vetëm me një çërçaf që i mbulonte të pasmet, teksa shijonte pamjen e mrekullueshme para saj, ajo provokonte me foton sa një mijë fjalë nga pushimet e saj. Të menjëhershme ishin reagimet e ndjekësve të saj, të cilët komentuan, duke e quajtur Françeskën “seks bombë”. PANORAMA PLUS