Beyonce tregon hapur se kë e mbështetë për senat

Mediale Vip

Beyonce tregon hapur se kë e mbështetë për senat

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:58
Beyonce

Këngëtarja e famshme botërore, Beyonce, i ka bërë thirrje amerikanëve që të dalin të votojnë gjatë ditës së sotme në zgjedhjet afatmesme, duke e përkrahur kandidatin Beto O’Rourke për senat, emrin e së cilit e ka vendosur edhe në kapelë me të cilën është fotografuar.

“Po ndihem mirënjohëse për të gjithë ata që para meje kanë luftuar shumë për të na dhënë të drejtën që të kemi zë. Nuk mund ta ngrisim zërin rreth frustrimit dhe ankesave tona rreth gjërave të këqija pa votuar dhe pa e ushtruar forcën tonë për t’i bërë gjërat drejt. Ne kemi nevojë për ju. Të gjithë ne kemi nevojë për njëri tjetrin, sepse atëherë kur ne jemi vërtetë të bashkuar, jemi të pandalshëm. Ju dërgoj gjithë dashurinë dhe pozitivitetin në këtë ditë të lumtur votimi!”.

“Secila votë ka vlerë. Secila racë ka rëndësi. Kudo” , ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat