Çfarë thotë e fejuara e mashkullit më seksi në botë?

Mediale Vip

Çfarë thotë e fejuara e mashkullit më seksi në botë?

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Idris Elba dhe Sabrina Dhowre

E fejuara e Idris Elba, Sabrina Dhowre, është shprehur shumë e emocionuar pasi i fejuari i saj është zgjedhur si Mashkulli më Seksi në Botë për vitin 2018, nga revista People.

Modelja e ka shprehur gjithë gëzimin e saj me një mesazh shumë të ëmbël për bashkëshortin e saj të ardhshëm.

“Ky është burri im. Yaaaaaaaas. Falemnderit revista People por unë këtë gjë tashmë e kam ditur”, ka shkruar ajo në Instagram.

Edhe pse Dhowre e ka quajtur Elba si bashkëshortin e saj, revista People e ka konfirmuar se çifti akoma nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Modelja përpos që ka postuar në Instagram, ka shpërndarë edhe një fotografi të aktorit Elba nga revista People në Instagram Story duke shkruar “Shumë seksi” bashkëngjitur me një emotikon zemër.

Aktori i The Avengers: Infinity War, që i ka propozuar Dhowre në muajin shkurt, i ka thënë revistës People se propozimi ulur në gjunjë ishte një gjë shumë acaruese për të.

“Por kur flasim për dëshirën që ta bësh dikë të ndjehet shumë e veçantë dhe ta ndjejë gjithë dashurinë time, kjo ishte një gjë shumë romantike”, ka thënë Elba.

Ylli i aktrimit i ka propozuar modeles në xhirimet e filmit Yardie, ku edhe është regjisor.

“Ishte pak spontane, të jem i sinqertë. Unë isha në xhirime bashkë me njerëzit që doja. Të gjithë ne kishim punuar shumë për këtë projekt, prandaj mendova se ishte koha ta bëja një gjë të tillë, në atë moment”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat