Bebe Rexha me aeroplan privat, e paguan vetë e nuk ka nevojë për të hollat e një mashkulli

Mediale Vip

Bebe Rexha me aeroplan privat, e paguan vetë e nuk ka nevojë për të hollat e një mashkulli

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare po ngjit hapat e suksesit çdo herë e më shumë.

Bebe Rexha është nisur për të marrë pjesë në sepktaklin e madh të Victoria's Secret me aeroplan privat.

Para se ajo të hypë në atë aeroplan, këngëtarja ka pozuar në shkallë dhe fotografinë e ka publikuar me një përshkrim mjaft interesant.

 

I don’t need a man. Pay for it on my own. ????????

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bebe ka shkruar: "Nuk kam nevojë për një mashkull. Paguaj vetë për të gjitha".

Ajo bashkë me shqiptaren tjetër, miken e saj Rita Ora do të perfomojnë sonte në spektaklin e këtij viti të Victoria's Secret.

Bebe po shijon suksesin e hitit "I'm a mess", ndërsa së shpejti pritet të publikohet me videoklip bashkëpunimi 'Say my name' me David Guetta e J Balvin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat