Rihanna ndalon Trump që t’i lëshojë këngët e saj gjatë tubimeve të tij

Mediale Vip

Rihanna ndalon Trump që t’i lëshojë këngët e saj gjatë tubimeve të tij

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:18
Rihanna dhe Donald Trump

Rihannës nuk i pëlqen që presidenti amerikan Donald Trump po e përdorë muzikën e saj nëpër tubimet e tij.

Një gazetar i Washington Post e solli në vëmendjen e saj faktin që Trump e lëshoi këngën e artistes “Don’t Stop the Music” në tubimin e Tennessee dhe pas kësaj, sipas revistës Rolling Stone ajo tashmë ka angazhuar avokatë, të cilët i kanë dërguar letër Këshillit të Shtëpisë së Bardhë.

Rihanna nuk është artistja e parë që po ndërmerr masa të tilla ligjore kundër Trump që ai të mos e përdorë muzikën e saj gjatë mitingjeve të tij. Këtë më parë e kishin bërë edhe Pharell Williams, Steven Tyler dhe Prince

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat