Priscilla, rrëfime të reja për Elvis Preslin: “ Nuk dontë të më shihte të pagrimuar“

Mediale Vip

Priscilla, rrëfime të reja për Elvis Preslin: “ Nuk dontë të më shihte të pagrimuar“

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:22
Priscilla Presley ,FOTO

Aktorja, sot në moshën 73-vjecare, tregon përse u nda nga ylli i madh pas vetëm gjashtë vjetësh martese.

Priscilla Presley, e lindur Beaulieu, e takoi Elvisin kur ishte vetëm 14-vjeç. Ai asokohe ishte me shërbim në ushtrinë amerikane, ndërsa komandanti i tij qëlloi të ishte pikërisht babai i Priscillës. U martuan në 1967-ën dhe u zhvendosën në rezidencën e famshme në Memphis kur ajo ishte vetëm 21-vjeç.

Priscilla tregon se tranzicionin nuk e pati të lehtë aspak dhe jeta me Elvisin nuk ishte ashtu siç dukej. “ Nuk dilnim fare. Nuk donte për shembull të hanim në restorante sepse kishte frikë mos nuk e linin të qetë fansat. Nuk bënim kurrë asgjë bashkë; ai vetë ishte njeri shumë vetmitar. Nuk kishte miq, kishte vetëm një anturazh që e rrethonte për ta shfrytëzuar. Elvisi për ata ishte thjesht biznes“.

Ndërkohë një gjë e çuditshme që ajo tregon dhe që e bezdiste ishte se nuk duhet të shfaqej asnjëherë përpara tij pa make-up dhe e parregulluar. Nuk donte të më shihte ndërsa vishesha, kërkonte vetëm rezultatin final, dhe ai duhet të ishte gjithmonë pa të meta. Nuk kishte substancë, ishte shumë sipërfaqësor, shton ajo, shkruan bord

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat