Hera e parë e Anxhela Peristerit: E dhimbshme

Mediale Vip

Hera e parë e Anxhela Peristerit: E dhimbshme

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:44
Anxhela Peristeri

Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Trokit”, ku ajo foli për projektet e saj më të fundit muzikore.

Gjatë intervistës, moderatori i InTv po i tregonte Anxhelës se publiku e do shumë këngën e saj të parë “Ishe mbret”.

Ai vazhdoi duke thënë, “Sepse është hera e parë dhe mbahet mend për këdo. Si ka qenë hera jote e parë?”

“E dhimbshme”, u përgjigj Anxhela me të qeshur.

Mirëpo moderatori u korigjia duke thënë se e kishte fjalën për herën e parë në skenë.

Në vijim Anxhela shtoi se fillimisht është një këngë që e ka nxjerrë në periudhën kur studionte në Liceun artistik.

“Nuk e dija reagimin e njerëzve sepse nuk kisha dal në koncert. Kur e kam kënduar këtë këngë në koncertin tim të parë dhe kur njerëzit e këndonin kam përjetuar një emocion shumë të madh. Aty e kam kuptuar që njerëzit më njohin”, tregoi këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat