Pas 5 vitesh, Ronela Hajati zbulon se do të rikthehet në “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Pas 5 vitesh, Ronela Hajati zbulon se do të rikthehet në “Kënga Magjike”

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 12:10
Ronela Hajati

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Ronela Hajati, do të rikthehet te “Kënga Magjike”. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja nëpërmjet disa postimeve të bëra në rrjetet sociale.

Në “Instastory” ajo ka publikuar disa foto ku shkruan se të dielën do të jetë te “Kënga Magjike” me këngën që titullohet “Vuaj”.

Në pjesëmarrjet e saj te “Kënga Magjike”, Ronela ka rënë në sy për perfomancat dhe këngët ritmike që ka konkurruar. Por kësaj here këngëtarja ka vendosur që të vijë për publikun me një baladë.

Ndërkohë kujtojmë që pjesëmarrja e fundit e Ronelës në “Kënga Magjike” ishte 5 vite më parë me këngën “Mos ma lsho”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat