Artistët e njohur Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Linda Hakaj e Vullnet Sefaja bashkuan forcat për një projekt të ri.
Kënga mban titullin “Mitrovica” dhe artistët me vokalet e tyre të veçanta, i këndojnë qytetit të ndarë.
Kënga kushtuar Mitrovicës , është me orkestrim të Florent Boshnjakut, muzikë dhe tekst të Ilir Beranit.
Brenda këtij teksti këngëtarët kanë shprehur gjithë ndjenjat e dashurisë që kanë për këtë qytet , e që shumë qytetarë të Kosovës do ta gjejnë veten brenda rreshtave të shkruara.
Kënga gjendet tashmë në YouTube, në kanalin zyrtar “Xixa music” të Gilit e Ilir Beranit.