Ibrahim Kasami godet dy herash - me baladë dhe këngë për stërgjyshin

Mediale Vip

Ibrahim Kasami godet dy herash - me baladë dhe këngë për stërgjyshin

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Ibrahim Kasami

Ibrahim Kasami është zëri që jehon kudo, një këngëtar që është dëshmuar prej vitesh, duke sjellë këngë të bukura, videoklipe interesante dhe duke qenë përherë pranë publikut të gjërë.

I pranishëm në dasma, ahengje, mbrëmje muzikore, e gjitjashtu produktiv në industrinë e muzikës me këngë hite.
Ibrahim Kasami, ia ka dalë sukseshëm që të jetë ndër këngëtarët më të angazhuar në Maqedoni, Diasporë, e të ketë kërkesa gjithëandej ku ka shqiptarë.
Zëri i mirënjohur së fundi ka lansuar dy këngë të shoqëruara me videoklipe. E para është një balaë e ndjeshme me titull "Në parkun e qytetit", që vjen me muzikë nga Luan Mamuti, ndërkaq orkestrim dhe incizim nga Bekim Malsia.

Këngëtari, gjithashtu ka realizuar edhe një projekt tjetër mjaftë domethënës, nje këngë për stërgjyshin e tij Kasem Qehaja, që njihej si burrë bujar, zemërgjërë dhe shumë human. Historia e Kasem Qehajes që kishte 20 mijë dhen, e që jetonte në fshatin Gurgunicë, fshat i Malsisë, diku 30 km pranë Tetoves, tashmë është shndërruar në këngë.

Tekstin e kësaj kënge dedikuese e ka shtuar vetë këngëtari bashkë me Lirim Aliun, ndërkaë melodia është krijim i Sami Aliut. Orekstrimi është realizuar në Studio Xheni. Ky krijim muzikor menjëherë ka nisur të marrë pëlqimin e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat