Dua Lipa detyrohet ta anulojë koncertin në Abu Dhabi për shkak të motit të keq - Bota Sot
Dua Lipa detyrohet ta anulojë koncertin në Abu Dhabi për shkak të motit të keq

Mediale Vip

Dua Lipa detyrohet ta anulojë koncertin në Abu Dhabi për shkak të motit të keq

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 06:57
Dua Lipa

Koncerti i Dua Lipës në Emiratet e Bashkuara Arabe për të shënuar përvjetorin e parë të Louvre Abu Dhabi, është anuluar.

Në një njoftim të organizatorëve bëhet e ditur se arsyeja e anulimit të koncertit të këngëtares shqiptare është për shkak të motit të keq.“Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, e kemi anuluar koncertin e Dua Lipës në Louvre Abu Dhabi këtë mbrëmje (e diel). Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e Louvre Abu Dhabi në Twitter.

Më tej thuhet se ata që i kanë biletat duhet t’i mbajnë deri në një njoftim tjetër.

Në ndërkohë, edhe 23-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetet sociale për të shprehur keqardhjen e saj për këtë anulim.

Ajo e ka publikuar një video në InstaStory, ku tregon motin e keq, ndërsa në mbishkrim thotë se shpreson që të mbajë një koncert në një të ardhme të afërt.

“Me pikëllim ju njoftoj se për shkak të kushteve të këqija të motit, koncerti i sotëm në Louvre në Abu Dhabi është anuluar.

“Vërtet doja të këndoja dhe të vallëzoja për ju… Me shpresën se do të kthehem shumë shpejt për ju”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test