Kejsi flet për lidhjen në distancë me Stresin

Mediale Vip

Kejsi flet për lidhjen në distancë me Stresin

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:50
Stresi dhe Kejsi

Partnerja e reperit Stresi, Kejsi duket se e vuan shumë faktin që nuk është pranë bashkëshortit të saj.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur në blogun e saj.  Bukuroshja është shrehur se largësia është shumë e vështirë.

Ajo ka renditur 5 gjërat negative të një lidhjeje në distancë:

E para ka të bëjë me mallin që ndjen për partnerin: “Më mungon gjithmonë … A duhet të them më shumë se kaq?”

E dyta ka lidhje me faktin që kurrë nuk duhet të lësh mënjanë lidhjen. Pavarësisht se jeta të merr me rrjedhën e vetë:

“Puna, shkolla, gjumi, dhe të kesh një marrëdhënie me distancë të largët, kërkon përpjekje të vazhdueshme për t’i mbajtur gjërat në rrugën e duhur … “.
Gjithkush ka argumente, por kur nuk je aty personalisht, ashtu siç mund të zgjidhen gjërat lehtësisht përmes komunikimit, mund të ndodhë e kundërta.
Ndaj dhe Kejsi tregon se edhe një shprehje e thjeshtë “Nuk doja të të zgjoja”, e bën të mendojë “pse” dhe sjell keqkuptime të vazhdueshme.

E katërta është fakti që për Kejsin është e vështirë të vijojë karrierën tuaj ose të zgjedhë një punë që i lejon të udhëtojë çdo muaj, kështu që ajo i lë planet e saj në pritje derisa të jenë përgjithmonë së bashku në një vend.

E fundit, edhe pse të dy janë shqiptarë dhe ndajnë shumë vlera, nuk kanë të njëjtat opinione.

“Një arsye e madhe për këtë është për shkak të faktit se ne jetojmë në dy vende të ndryshme. Të cilat shpesh ndjehen si dy botë të ndryshme dhe duke qenë larg, i bëjnë këto dallime të duken më të mëdha”.

Megjithatë gjithçka harrohet kur bëhen bashkë. Dhe për Kejsin ia vlen distanca vetëm për të përjetuar momentin kur takohet me gjysmën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat