Angelina Jolie kthehet përsëri bjonde! - Bota Sot
Angelina Jolie kthehet përsëri bjonde!

Mediale Vip

Angelina Jolie kthehet përsëri bjonde!

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 17:27
Angelina Jolie

Angelina Jolie ka qenë edhe më parë bjonde por duket sikur kanë kaluar dekada të tëra q? e kemi parë vetëm me flokët e saj të gjatë kaf.
Aktorja e Maleficent sapo debutoi me flokë bjond për filmin e saj të ri Come Away. Në një foto të të gjithë kastit të postuar në instagram, Jolie shihet me një paruke bjonde të stiluar sipas stilit Viktorian.

Si duket filmi është një përzierje midis filmit Lisa në botën e çudirave dhe Piter Pan.

Jolie është kthyer bjonde edhe për role të tjera si Girl, Interrupted, Life of Somethig Like it dhe Salt. Flokët e saj në filmin e rijanë një paruke e madhe bjonde. Aktorja nuk ka ngurruar kurrë për të ndërmarrë rreziqe për bukurinë. “Jam e sigurt se kam patur edhe unë momentet e mia kur isha e vogël dhe vendosja makijazh në fytyrë por isha paksa si çun harram dhe pak punk,” tha ajo për InStyle më herët këtë vit. Filmi pritet të dalë në kinema vitin tjetër. Jolie luan rolin e Rose, nëna e dy personazheve kryesorë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test