Rob Kardashian thotë se nuk ka para për të plotësuar detyrimet e vajzës

Mediale Vip

Rob Kardashian thotë se nuk ka para për të plotësuar detyrimet e vajzës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Rob Kardashian së fundmi ka thënë se nuk ka para për të plotësuar detyrimet e vajzës.

Rob Kardashian i është drejtuar gjykatës për të reduktuar shumën e kujdestarisë që ai paguan për vogëlushen 2-vjeçare, Dream dhe kështu ka nisur një “luftë” ligjore me Blac Chyna.

Në vitin 2017, Rob ra dakort që të paguante një shumë prej 20 mijë dollarësh në muaj për kujdestarinë e vajzës së tij. Mirëpo, Kardashian shprehet se tanimë ka mbetur trokë dhe shuma është shumë e lartë.

Sipas burimeve, Rob i frikësohet akuzave të Chyna-s,e cila e kërcënon se do të deklarojë në gjykatë se ai e ka dhunuar fizikisht gjatë lidhjes, e në këtë mënyrë humb edhe të drejtën e kujdestarisë ndaj vajzës.

Ndërkohë që avokatja e Chyna-s për “TMZ”thekson se Chyna nuk ka dashur kurrë të përfshihet në këtë betejë ligjore sepse nuk do që vajza e saj Dream të ketë të tilla kujtime më bonë. Gjithashtu, ajo akuzon Rob se pretendon se është i varfër për të mos plotësuar detyrimet ndaj vogëlushes.

“Rob është tërhequr qëllimisht nga rrjetet sociale që të mos publikojë reklama dhe të reduktojë fitimet. Çfarë prindi është ai, që luan në këtë mënyrë me të ardhën e vajzës?” – u shpreh avokatja për “TMZ”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat