Edhe pse partneri e tradhtoi një natë para se të lindte, ylli i Kardashian dëshiron fëmijën e dytë - Bota Sot
Edhe pse partneri e tradhtoi një natë para se të lindte, ylli i Kardashian dëshiron fëmijën e dytë

Mediale Vip

Edhe pse partneri e tradhtoi një natë para se të lindte, ylli i Kardashian dëshiron fëmijën e dytë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:54
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Historia e dashurisë së Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka qenë e mbushur me ulje-ngritje. Ndonëse partneri e tradhtoi një ditë para se të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë, Khloe shprehet se po mendon seriozisht që të bëhet nënë për herë të dytë.

Gjithcka është shkaktuar nga zjarri shkatërrues i Kalifornisë, që e ka bërë moderatoren të dëshirojë një fëmijë tjetër.

"Pas një jave të mbushur me emocione të frikshme, Khloe po mendon të bëjë një fëmijë me Tristan sa më shpejt të jetë e mundur. Khloe dëshiron më shumë fëmijë dhe kishte një kohë kur dyshonte për të ardhmen me Tristan. Por, pas bisedave të gjata dhe javës traumatike, gjithcka ka ndryshuar", tha një burim i afërt me yllin e Kardashian.

Skandali i tradhtisë së Tristan u bë viral dhe të gjithë filluan të mbështesnin Khloe-n, e cila nuk i dha kurrë fund romancës me babain e vajzës së saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test