Era Istrefi bashkon forcat edhe me këtë artist të famshëm botëror

Mediale Vip

Era Istrefi bashkon forcat edhe me këtë artist të famshëm botëror

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:28
Era Istrefi

Nuk ka dyshim se është njëra nga vajzat më të suksesshme shqiptare.

Këngëtarja, Era Istrefi tashmë po shijon karrierën ndërkombëtare falë këngës së saj “Bon Bon”.

“Anything more”, është projekti i fundit i publikuar nga ajo në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror, Steve Aoki.

Kurse tani, siç shihet Istrefi po punon sërish në studio dhe këtë herë me një tjetër yll botëror, siç është Yellow Claw.

DJ i njohur e bëri këtë të ditur përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku shkruan se ata po punojnë në pjesën e të shkruarit tekste këngësh dhe i janë futur punës shumë seriozisht.

“Bon Bon”, “Redrum”, “No I love yous”, “Oh God”, janë disa nga projektet më të suksesshme të Erës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat