Lady Gaga do të paraqitet në Oscars vetëm nëse nominohet në ndonjë kategori

Mediale Vip

Lady Gaga do të paraqitet në Oscars vetëm nëse nominohet në ndonjë kategori

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:20
Lady Gaga

Artisten pritet ta shohim me një super paraqitje duke performuar në kolonën zanore të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars.

Këtë e ka pohuar gjatë një interviste me revistën e mirënjohur “Variety”, por Lady Gaga e ka një kusht.

E gjithë kjo do të realizohet vetëm nëse kënga nominohet për Oscar, gjë që ka shumë gjasa të ndodhë.

Shumë kritikë të artit e parashikojnë filmin “A Star is Born” se do të lërë gjurmë në shfaqjen e këtij viti.

“Do ta bëja 100% nëse nominohet. Madje kam folur dhe me Bradleyn dhe ai më mbështet në këtë. Kemi folur dhe për performacën dhe çfarë do të bëjmë në skenë, mund t’ju them që do të jetë diçka cool dhe jo e zakontë”, është shprehur këngëtarja e “Bad Romance”.

Ndryshe, Gaga është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë një bumër të madh të koncerteve gjatë vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat