Pas dy vjetëve, Adelina Emini po vjen me një baladë të re

Mediale Vip

Pas dy vjetëve, Adelina Emini po vjen me një baladë të re

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Adelina Emini

Ajo ka dy vite që i ka munduar skenës muzikore me projekte të reja.

Ditë më parë paralajmëroi se shumë shpejt do të vjen me këngë të re për fansat dhe dashamirët e muzikës.

Bëhet fjalë për Adelina Eminin, e cila pritet që këto ditë të publikojë këngën më të re të zhanrit baladë.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar për këngën e re teksa ka publikuar edhe një video të shkurtër.

“Nuk je ti”, titullohet kënga më e re e bukuroshes sonë që do ta shoqërojë me video, të cilën e ka punuar “Pink Moon Video” .

Instrumentalin e muzikës e ka bërë maqedonasi, Darko Dimitrov gjersa teksin e ka shkruar Lindon Berisha.

Ndryshe, Emini pritet që të sjell edhe projekte të reja gjatë vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat