Khloe dhe Tristan nuk janë ndarë

Mediale Vip

Khloe dhe Tristan nuk janë ndarë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:21
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Dyshimet se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë, po i hedh poshtë portali amerikan TMZ.

Sipas tyre, dyshja janë ende bashkë dhe nuk kanë asnjë problem mes veti dhe pritet që festën e Falënderimeve ta kalojnë bashkë si familje.

Bëhet e ditur se Khloe nuk ka qenë këtë kohë në Cleveland për shkak se është duke marrë pjesë në xhirime të sezonit të ri të emisionit Keeping Up With The Kardashians, ndërkaq Tristan ndodhet në mes të sezonit të tij në NBA.

Sipas TMZ-së, Khloe supozohej të shkonte në Cleveland gjatë javës së kaluar, por qëndroi në Los Angelos për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë atë pjesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat