“Je kaq i vogël, nga e trashëguar gjithë këtë nerv?”, Renato i përgjigjet moderatores së njohur: Po grek duhet…

Mediale Vip

“Je kaq i vogël, nga e trashëguar gjithë këtë nerv?”, Renato i përgjigjet moderatores së njohur: Po grek duhet…

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 08:26
Bieta Sulo dhe Renato Mekolli

Ai është kthyer në shefin e kuzhinës më të komentuar së fundmi, e kjo falë emisionit “Hell’s Kitchen”. Është fjala pikërisht për Renato Mekollin, ku sjellja dhe të bërtiturat e tij në emision, kanë bërë që ai të kritikohet e të sulmohet në rrjetet sociale.

Renato ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku moderatorja e njohur Bieta Sulo e ka pyetur atë nga i del ai zë. Gjithashtu ajo i thotë se nga e ka trashëguar atë nerv.

“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë? Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo grek?”, e pyet Bieta.

“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqiptarëve janë o Zot na ruaj”, u përgjigj Renato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat