Dafina Zeqiri ekspozon gjoksin

Mediale Vip

Dafina Zeqiri ekspozon gjoksin

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:18
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit “A don love”, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Noizy.

Ndërkohë, Dafina është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur Zeqiri publikon për ndjekësit ndonjë fotografi provokuese, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e fansave.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e sa zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive ndërsa vë në pah gjoksin e saj.

E grimuar nga Sellma, këngëtarja ka marrë një pamje edhe më joshëse.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Përndryshe, ajo ka thënë se është në përgatitje të disa këngëve të reja, të cilat pret t’i lansojë së shpejti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat