Çfarë i dhuroi kryeministri rus këngëtares shqiptare?

Mediale Vip

Çfarë i dhuroi kryeministri rus këngëtares shqiptare?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:19
Elhaida Dani

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, duket se po korr sukses të madh edhe jashtë Shqipërisë. Ajo sapo është kthyer nga një turne i suksesshëm në Kanada.

Mentori i saj në “The voice”, Riccardo Cocciante, njëkohësisht kompozitori i muzikalit “Notre Dame de Paris” bëri të mundur që Elhada të ishte në rolin kryesor, atë të ciganes Esmeralda. Pas Francës, Elhaida ka dhënë koncert në Moskë, Kanada dhe Montreal.

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj në këtë tur dhe tregoi se pas shfaqjes në Moskë kishte marrë një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

“Kemi qenë në Rusi para disa muajsh dhe ka qenë një sukses shumë i madh. Pata fatin të performoja për kryeministrin Dmitry Medvedev dhe ishte qershija mbi tortë. Në fund të spektaklit ne bëmë edhe disa foto me kryeministrin dhe me zonjën e tij dhe pasi shkova në backstage që të bëhesha gati për after party gjeta lulet që më kishte sjellë sekretarja e kryeministrit dhe m’u bë shumë qejfi sepse nuk ndodh çdo ditë”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat