Iggy Azalea nënshkruan marrëveshje me çmim marramendës

Mediale Vip

Iggy Azalea nënshkruan marrëveshje me çmim marramendës

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:53
Reperja e njohur, Iggy Azalea

Reperja e njohur, Iggy Azalea kohë më parë ka shkëputur kontratën me kompaninë Island Records.

Reperja nga Australia, tashmë ka nënshkruar një kontratë të re me një kompani inçizimi me çmim prej 2.7 milionë dollarësh, 

Iggy Azalea këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në ‘Twitter’, duke treguar për marrëveshjen e arritur por pa treguar emrin e kompanisë në fjalë.

“Krenare të them që kam nënshkruar marrëveshje të re 2.7 milionë, mund të nënshkruaj me artistë tjerë, të kem në pronësi këngët e mija dhe të jem 100 për qind e pavarur, po ndihem e pavarur, koha të rikthehem si vetvetja, jam shumë falënderuese dhe e lumtur”, ka shkruar Iggy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat