Mimoza Shkodra prezanton motrën e saj, ngjajnë si dy pika uji

Mediale Vip

Mimoza Shkodra prezanton motrën e saj, ngjajnë si dy pika uji

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Mimoza Shkodra me motrën

Ndarja e Seldit dhe Mimozës ka qënë prej muajsh një nga temat më të komentuara të shtypit rozë.

Kjo për shkak se çifti u nda krejt pa pritur në një kohë kur të gjithë mendonin se fejesa e tyre po shkonte për mrekulli.

Ishte Seldi ai që konfirmoi ndarjen dhe u shpreh se vazhdon të ketë shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj.

 Po ashtu së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja Mimoza Shkodra i ka dhënë fund spekulimeve duke treguar se si e përjetoi përfundimin e kësaj romance.

Sidoqoftë jeta e secilit po vazhdon në normalitet tashmë dhe teksa Seldi është përqëndruar tek ‘Dance with me’, Mimoza nga ana tjetër e tregon vetë me anë të postimeve në Instagram ku publikon herë pas herë foto të saja nga përditshmëria e saj.

Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen tek fotoja ishte fakti që Mimoza dhe motra e saj ngjanin aq shumë sa duken si binjake.

Me flokë të lëshuara dhe të buzëqeshura dyshja duken mjaft bukur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat