Baby G e shtruar në psikiatri, sigurohet raporti mjekësor

Mediale Vip

Baby G e shtruar në psikiatri, sigurohet raporti mjekësor

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 10:20
Baby G

Para disa ditësh ka qarkulluar një lajm në media ku thuhej se këngëtarja BabyGee është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas është vendosur në repartin psikiatrik.

Media duke iu referuar disa burimeve të tyre e kanë publikuar një informacion ku thuhej se është arrestuar këngëtarja Gordana Kingji e njohur si BabyGee.

Sipas tyre asaj i janë gjetur lëndë narkotike dhe vetë këngëtarja ka përfunduar në spital pasi gjendjen e ka pasur shumë të rëndë pas përdorimit të tyre dhe përzirjes.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me këte rast.

Më pas media ka provuar të kontaktoj personat përgjegjës në QKUK mirëpo nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Pas gjithë zhurmës në media e publik, BabyGee një ditë më vonë u paraqit nëpërmjet publikimit të disa videove ku shihej me të atin, kështu duke e mohuar një gjë të tillë.

Madje në njërin prej postimeve dyshja e kanë sharë publikisht Policinë e Kosovës.

Pas gjithë, Prive ka siguruar edhe raportin mjekësor të këngëtares e cila muaj më parë u përfshi edhe në një zënkë fizike me ish miken e saj Bleta Gashin.

Sipas tyre në raportin mjekësor thuhet se ajo është paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe nën ndikimin e narkotikëve.

Aty thuhet se ajo është treguar refuzuese karshi pyetjeve të mjekëve ndërsa e ka mohuar përdorimin e narkotikëve dhe ka manifestuar frikë e po ashtu, ka refuzuar të marrë terapinë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat