Jennifer Garner kalon pushimet me të dashurin e ri

Mediale Vip

Jennifer Garner kalon pushimet me të dashurin e ri

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Jennifer Garner

Për herë të parë qysh prej kur është ndarë nga Ben Affleck, Jennifer Garner e ka përfshirë një burrë në planet e saj të pushimeve.

Një burim ka thënë për revistën Us Weekly, se pasi e ka festuar Festën e Falenderimeve me ish të dashurin dhe tre fëmijët e tyre, Garner dhe drejtori ekzekutiv i Cali Group, John Miller kanë planifikuar të kalojnë vikendin së bashku.

Në ndërkohë, muajin e ardhshëm, çifti “po planifikojnë një udhëtim romantik” për Krishtlindje, ka thënë ky burim.

Garner dhe Miller janë në lidhje tash e gjashtë muaj.

“Lidhja e tyre vazhdon të jetë shumë serioze. John është shumë i dashuruar në Jennifer”, ka thënë një burim tjetër.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck kanë finalizuar divorcin e tyre më herët gjatë këtij muaji, pasi kishin bërë të ditur në muajin prill të vitit 2015 se po ndahen pas 10 vjetësh martesë.

Në ndërkohë, John Miller po ashtu së fundmi ka finalizuar divorcin me bashkëshorten, violinisten Caroline Campbell, pasi kishin njoftuar në vitin 2014 se po ndahen.

Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat