Katy Perry – këngëtarja me më së shumti fitime këtë vit, Taylor Swift dhe Beyonce renditen pas saj

Mediale Vip

Katy Perry – këngëtarja me më së shumti fitime këtë vit, Taylor Swift dhe Beyonce renditen pas saj

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:39
Katy Perry

Këngëtarja Katy Perry fitoi 33 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2017, duke u renditur këngëtarja e nëntë më e paguar e vitit të kaluar.

Ndërkohë që këtë vit, fitimet e yllit amerikan janë rritur dukshëm, duke shkuar në 83 milionë dollarë.

Ky kalkulim i të hyrave të saj është bërë që nga qershori i vitit 2017, deri në qershorin e këtij viti (2018).

Sipas Forbes, të ardhurat e saj u rritën dukshëm falë turneut botëror të koncerteve “Witness”.

Ndërsa 20 milionë dollarë, ajo i fitoi vetëm si gjyqtare në spektaklin e njohur të talenteve, “American Idol”.

Ndërkohë, albumi i saj me titull “Witness” ka arritur të shitet në 180 mijë kopje vetëm në javën e parë pas publikimit.

Taylor Swift renditet e dyta në listën e këngëtareve më të paguara të këtij viti, me rreth 80 milionë dollarë fitime.

Ndërkohë, pozita e tretë i takon këngëtares Beyonce, e cila gjithashtu nuk qëndron keq nga ana financiare, pasi ka grumbulluar plot 60 milionë dollarë fitime përbrenda një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat