TopAwards/ Njomza rikthehet në klasifikim pas 47 javësh mungesë

Mediale Vip

TopAwards/ Njomza rikthehet në klasifikim pas 47 javësh mungesë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:08
Njomza

“Sad For You” ka qrnë projekti që e ka bërë të njohur Njomzën për publikun shqiptar pavarësisht se ajo është një këngëtare, e cila që prej moshës 14-vjeçare merret me muzika.

E lindur dhe rritur në Chicago, Njomza është një këngëtare me origjinë nga Kosova. Në moshën 14-vjeçare, ajo formoi grupin “Scarlett” por në moshën 16-vjeçare ajo u largua nga ky grup, duke vazhduar karrierën “solo”. Ajo nisi të postonte kovera të ndryshëm në kanalin e “Youtube” dhe aty u pikas nga Mic Miller dhe kështu u bë pjesë e labeit të tij “Most Dope” por vetëm pak ditë më parë këngëtarja 24-vjecare lajmëroi se tashmë kishte firmosur një kontratë me shtëpinë diskografike “Capitol Records”.

Rreth një javë më parë Njomza ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili e ka rikthyer sërish në “The Top List” pas 47 javësh mungesë. “Lonely Nights” titullohet ky projekt muzikor, i cili për këtë javë renditet në vendin e 99-të.

Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Njomzës, “Vacation”, i cili përbëhet nga 7 këngë dhe është publikuar më 9 Nëntor. Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram, Njomza ka treguar se për këtë album ka derdhur shumë djersë dhe lot por më në fund ia ka dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat