Bella Hadid dhe The Weeknd në prag të fejesës

Mediale Vip

Bella Hadid dhe The Weeknd në prag të fejesës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:06
Bella Hadid dhe The Weeknd

Bella Hadid dhe The Weeknd  duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ndërsa shfaqen duke u puthur  në rrugët e New York dhe mesa duket modelja dhe këngëtari janë gati të hedhin nj? hap më të rëndësishëm: martesën.

Sipas News Weekly në horizont po shfaqet një propozim për martesë për çiftin e ri. Ata janë të dashuruar kokë e këmbë me njëri tjetrin sipas një burimi të brendshëm që tha se këngëtari 28 vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye – do i bëjë pyetjen e rëndësishme së shpejti modeles 22 vjeçare.
Ata filluan të frekuentoheshin në 2015-ën dhe u ndanë një vit më vonë. Në Janar të 2017-ës The Weekend u pa duke u puthur me Selena Gomez dhe ata shkuan bashkë në një udhëtim romantik nëpër Europ?. Ata u ndanë në Tetor të 2017-ës, pas 10 muajsh lidhjeje.

Në prill të këtij viti ai u kthye përsëri me Bella Hadid dhe jetojnë sëbashku në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat