Joe Perry i Aerosmith anulon turneun pas vizitës së fundit në spital

Mediale Vip

Joe Perry i Aerosmith anulon turneun pas vizitës së fundit në spital

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:11
Joe Perry

Joe Perry ka anuluar turneun vjeshtor për të pushuar pak pasi kohëve të fundit u shtrua në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, transmeton Klan Kosova.

Agjenti i kitaristit të Aerosmith tha në një deklaratë se 68-vjeçare do të pushojë deri në fund të vitit.

Ai kishte planifikuar që të performojë nga 30 nëntori deri më 16 dhjetor.

Perry pati probleme me frymëmarrjen gjatë një koncerti në New York, kur mjekët i dhanë oksigjen prapa skenës për t’i pastruar rrugët e frymëmarrjes përpara se ta çonin në spital.

Perry iu kërkoi falje fansave të cilët kanë pritur ta shohin gjatë datave të rezervuara. Ai do të kthehet vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat