Ermal Meta shkruan shprehjen e njohur në shqip, ndjekësit italianë nuk e kuptojnë dot!!

Mediale Vip

Ermal Meta shkruan shprehjen e njohur në shqip, ndjekësit italianë nuk e kuptojnë dot!!

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:21
Ermal Meta

Me zotësinë por edhe modestinë e tij, Ermal Meta i ka fituar zemrën një pjesë të mirë të publikut Italian. Ndjekësit e tij në rrjetet sociale janë të shumtë, por disa kanë pasur vështirësi të mëdha së fundi të kuptonin shprehjen popullore që ai hodhi në Instagram, në krah të një fotoje ku pozonte çuditshëm.

“Rri shtrember, e fol drejt“ kjo ishte thënia që duhet të shndërrohej në mesazh për foton në fjalë, por italianët i janë lutur t`ua shpjegonte, e disa madje kishin tentuar të përdornin edhe google translate. Çështja është se dhe me këtë të fundit nuk do ta kuptonin dot pa një shpjegim të saktë. Ermali, padyshim i ka vënë ca lëvizje ndjekësit me këtë postim!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat