Incident me të lënduar në koncertin e Pusha T, reperi fajëson Drake

Mediale Vip

Incident me të lënduar në koncertin e Pusha T, reperi fajëson Drake

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:06
Pusha T dhe Drake

Një incident ndodhi në koncertin e Pusha T në Toronto të martën mbrëma dhe ai po e fajëson Drake.

Reperi 41-vjeçar duhej ta ndalte koncertin e tij atë natë pasi njerëzit në audiencë hodhën pije në skenë dhe një grup njerëz u përpoqën të vërsulen në skenë.

Kur Pusha T u kthye në skenë, ai fajësoi rivalin e tij të vjetër Drake dhe pretendoi se njerëzit vendas të Torontos u paguan për ta prishur koncertin.

Tre fansa u shtruan në spital me lëndime jo serioze ndërkaq një person tjetër u shtrua në spital me plagë të rënda, megjithëse nuk dihet nëse u lëndua gjatë incidentit.

Burime të Us Weekly thonë se Drake nuk kishte të bënte me incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat