Pitt dhe Jolie afër zgjidhjes për kujdestarinë e fëmijëve

Mediale Vip

Pitt dhe Jolie afër zgjidhjes për kujdestarinë e fëmijëve

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:22
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Aktorët Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në luftë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Këta të dy duket se kanë filluar që të bëjnë një marrëveshje më njëri-tjetrin, sipas The Blast.

Aktori 54-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare po i mbyllin gjërat, sepse ata ‘kuptuan se lufta në vazhdim po dëmton vetëm fëmijët’.

Sipas raportit, qëllimi i tyre është ‘të përfundojnë negociatat para se të fillojë gjyqi i kujdestarisë private’.

Pavarësisht se Jolie po lufton që Pitti të marrë kujdestarinë minimale.

Këta u divorcuan më 19 shtator të 2016-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat