“Prishtinën apo Londrën?”, Dua Lipa befason me zgjedhjen e saj

Mediale Vip

“Prishtinën apo Londrën?”, Dua Lipa befason me zgjedhjen e saj

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:44
Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka dhënë një intervistë për CNN, ku ka folur për projektet e reja muzikore si dhe për vështirësitë që ka hasur familja e saj në fillimet e emigrimit në Britani.

Duke folur për kohën kur iu desh të largohej nga Kosova, Dua tregoi se familja e saj në atë kohë ka përjetuar shumë vështirësi.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam realizuar dëshirat e mia. Unë e di që ka shumë fëmijë që e përjetojnë këtë ndjenjë”, u shpreh këngëtarja me origjinë shqiptare.

Gjatë intervistës, gazetarja e CNN e ka pyetur Lipën se cilin qytet do të zgjidhte mes Prishtinës dhe Londrës. “Do të them Prishtina, duke qenë se është vendlindja ime”, thotë Lipa.

Dua e cila është dhe me nënshtetësi britanike tregoi se dalja e Britanisë nga Evropa, apo siç njihet ndryshe Brex-it, është një ide jo e mirë.

“Janë njerëzit ata që do t’i vuajnë pasojat dhe ndoshta shumë do të largohen, por çfarëdo që të ndodhë, do ta gjejmë një rrugëzgjidhje. Më të mirën e mundshme për të gjithë”, shtoi këngëtarja e famshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat