Një “bombë” e vërtetë, Luana ndërron sërish look dhe duket kaq seksi

Mediale Vip

Një “bombë” e vërtetë, Luana ndërron sërish look dhe duket kaq seksi

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:55
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur Luana Vjollca i ka habitur të gjithë fansat e saj teksa është shfaqur me flokë ngjyrë të kuqe.

E teksa kemi vite që jemi mësuar që ta shohim vetëm bionde, moderatorja mesa duket ka vendosur që të luajë me ngjyrat e flokëve duke përdorur paruke.

Para disa javësh, Luana doli para publikut me flokë të zinj që i shkonin shumë, madje mori edhe shumë komplimente nga fansat e saj.

Image

Por ajo nuk qëndroi shumë ashtu pasi u kthye në bionde menjëherë. Mesa duket Luana ka vendosur që të eksperimentojë me look-un e saj, pasi së fundmi ajo është bërë një kokëkuqe dhe tepër seksi.

Moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku duket se ka vendosur një paruke me flokë të kuqe te drejta, me baluke dhe si përshkrim ka vendosur vetëm një bombë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat