Aktorja tropojane Arjola Demiri, kishte rrëmbyer menjëherë vëmendjen e shikuesve të serialit “O Sa Mirë”, që me paraqitjen e parë në këtë serial.
Roli i rigorozes ‘Xhbane’ e ka bërë atë shumë më të njohur në opinion me këtë emër.
Arjola është një personazh mjaft i ndjekur tashmë edhe në rrjetet sociale nga mijëra fansa.
Aktorja ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Sevenbizz’ ku ndër tëtjera foli dhe në lidhje me divorcin e saj.
Disa ditë më parë lajmi që aktorja ështe divorcuar dhe shkak për këtë ishte tradhtia bëri bujë të madhe në media.
Ajo është shprehur: ’Arsyeja e ndarjes ishte tradhtia. Pas ndarjes nuk kemi raporte kushedi se çfarë. Nuk takohemi. Nuk kemi pse takohemi'.
Ndërsa e pyetur në emision ku ishte e ftuar nëse burri ka vënë dorë mbi të, ka thënë ‘Po’ duke pranuar publikisht dhunën që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj.