Reperi i njohur Mozzik dhe bashkëshortja e tij, Loredana do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti i njohur nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me këtë lajm të bukur, por as e ka mohuar.
Loredana së fundmi ka publikuar një fotografi të sajën në të cilën shkruante: “7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë” dhe e shoqëronte me një simbol të gjinisë femërore.
Me publikimin e kësaj fotografie, fansat nisën menjëherë të dyshonin se Loredana zbuloi gjininë e fëmijës. Ndaj ajo i ka përforcuar këto dyshime pak orë më parë, kur publikoi një foto prekëse të një nëne me vajzën e saj.
“Vajza e një nëne të mirë do të bëhet nëna e një vajze të mirë”, shkruan ajo te fotoja. Mos ndoshta reperja do të bëhet nënë e një vajze?