Leonardo DiCaprio së shpejti mund të martohet

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio së shpejti mund të martohet

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:44
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Leonardo DiCaprio së shpejti mund të mos jetë më beqar.

Ai dhe e dashura e tij, Camila Morrone, mund të martohen shumë shpejt.

Një burim pranë çiftit ka thënë për revistën “Us Weekly” se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

“Të gjithë afër tyre thonë se martesa mund të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë ky burim.

Modelja është 22 vjet më e re se aktori, por duket se kjo nuk po e pengon aspak lidhjen e tyre të dashurisë.

“Ata kanë bërë plane që të fejohen. DiCaprio është gati edhe të bëhet baba”, kishte thënë një burim për Us Weekly në muajin gusht.

Çifti kanë më shumë se një vit që janë në lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat