Aktorja e famshme ka dy fjalë për Ariana Granden, zbuloni çfarë i thotë

Mediale Vip

Aktorja e famshme ka dy fjalë për Ariana Granden, zbuloni çfarë i thotë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:56
Lindsay Lohan

Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka publikuar një pjesë të klipit muzikor “Thank u, next”, këngë që i dedikohet ish-partnerëve të saj.

Nga imazhet, duket se është frymëzuar nga filmi i njohur “Mean Girls” ku aktorja Lindsay Lohan ka qenë protagoniste.

Kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në Instagram, ku shkruajti:

“Nuk është asnjë Lindsay Lohan si e vërteta Lindsay Lohan, por jam shumë e llastuar nga pëlqimi që ka Ariana Grande për ‘Mean Girls”.

Ndërkohë, Ariana nuk ka bërë asnjë koment për këtë cështje. Të gjithë fansat e saj janë në pritje të klipit muzikor që mori vëmendje të madhe, sidomos pas vdekjes së ish-të dashurit Mac Miller dhe ndarjes nga i fejuari, Pete Davidson, të cilët i përmend në këngë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat