Rihanna na mashtroi! Kapet mat duke darkuar me miliarderin e Arabisë Saudite

Mediale Vip

Rihanna na mashtroi! Kapet mat duke darkuar me miliarderin e Arabisë Saudite

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 21:58
Rihanna

Këngëtarja e njohur e popit, Rihanna duket se nuk i ka dhënë fund lidhje me miliarderin e Arabisë Saudite, Hassan Jameel.

Të dy janë fotografuar duke shijuar një darkë në restorantin Giorgio Baldi në qytetin Santa Monica.

Një burim pranë Dailymail njoftoi se të dy ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë dhe hynë nga dera e pasme e restorantit ku qëndruan për 3 orë.

Imazhet tregojnë Rihannën të veshur me një xhaketë të zezë. Por nuk është publikuar asnjë fotografi e 30-vjeçarit Hassan, prandaj ribashkimi i tyre mbetet spekulim.

Shkaku i ndarjes së tyre u komentua fakti që Rihanna donte pavarësi dhe kishte nevojë për hapësirën e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat