Miliardieri iranian i kërkon Morenës publikisht të rikthehen bashkë

Mediale Vip

Miliardieri iranian i kërkon Morenës publikisht të rikthehen bashkë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:52
Sasha Sobhani dhe Morena Taraku

Milardieri iranian Sasha Sobhani u bë i njohur nga lidhja e tij me këngëtaren Morena Taraku.

Lidhje e cila u përfol gjatë nga mediat rozë edhe për arsyen e ndarjes së tyre.

Së fundmi thuhet se Morena ka fshirë dhe tatuazhin që i kishte kushtuar miliardierit, ndërsa duket se ky i fundit nuk e harron dot lehtë këngëtaren shqiptare.

Sasha ka postuar së fundmi në Instastory një video ku shfaqet duke filmuar pamjen jashtë hotelit ku po qëndron në Stamboll, teksa në sfond po dëgjon këngën e Morenës me titull’Amore’ ç’ka është komentuar si dedikim i miliardierit për këngëtaren shqiptare dhe si një kërkesë për tu rikthyer bashkë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat