Anjeza Shahinin e kap keq nepsi për këtë super ëmbëlsirë

Mediale Vip

Anjeza Shahinin e kap keq nepsi për këtë super ëmbëlsirë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:02
Anjeza Shahini

Pasditen e sotme në emisonin ‘Rudina’ është diskutuar për të rejat e showbiz-it, ndër të cilat edhe shtatzënia e Anjeza Shahinit.

Këngëtarja ka zbuluar më herët gjatë këtij muaji se është shtatzënë dhe është më e lumtur se kurrë.

Ajo është kthyer në vëmendjen e mediave për këtë fakt dhe është bërë shpesh pjesë e bisedave në studio televizive. Olti Curri, bloggeri i njohur ka zbuluar disa detaje nga telefonata që pati me të së fundmi. 

Ai ndau me publikun faktin se këngëtarja e njohur që banon në Londër ka shumë neps për bakllava, madje ka detyruar mikeshat e saj ta gatuajnë në kryeqytetin britanik. Gjithashtu Olti rrëfen se Anjeza ka vendosur ta zbulojë gjininë në një festë familjare që do të zhvillohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat