“Psikopatja jote”; Fifi shpjegon titullin e çuditshëm të këngës

Mediale Vip

“Psikopatja jote”; Fifi shpjegon titullin e çuditshëm të këngës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:44
Fifi dhe Mc Kresha

Bashkëpunimi mes Fifit dhe Mc Kreshës duket se rezultoi tejet i suksesshëm në garën e “Kënga Magjike”. Për vetëm pak ditë “Psikopatja jote” ka arritur të mbledhë rreth 2 milion shikime. Por për të gjithë ata që u çuditën kur dëgjuan këtë titull ( shumë prej tyre kanë komentuar në rrjete sociale duke thënë se titulli nuk shkon aspak me këngën), Fifi ka një shpjegim. E ftuar në “Mirage” së bashku me Mc Kreshën, artistja tregoi se titulli dhe kënga sigurisht që kanë kuptim bashkë e sipas saj kënga është shumë aktuale me realitetin ku jetojmë.

“Kënga nuk bie në kontradiktë me veten sepse  të gjitha femrat i kontrollojnë burrat e tyre. Nuk ka femër në botë që shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet për ta kontrolluar se ku po shkon”; sqaroi këngëtarja gjatë intervistës.

Dyshja konkurrente duket një ndërthurje shumë interesante e kjo ka bërë që kënga e tyre të jetë më e klikuara e momentit!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat