Blerim Marshiqi: “Të jem i sinqertë dëshirën e kam që edhe fëmija im nesër të bëhet një këngëtar apo muzikant i mirë”

Mediale Vip

Blerim Marshiqi: “Të jem i sinqertë dëshirën e kam që edhe fëmija im nesër të bëhet një këngëtar apo muzikant i mirë”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Blerim Marshiqi

Ai është një artist me plot kumptimin e fjalës, me një pasion që tashmë e ka kthyer në profesion, atë të muzikës, por ashtu siç mësojmë e ka të trashëguar këngën. Nëse themi profesionist është shumë pak për këtë artist, pasi përveç se ka dy albume e shumë e shumë koncerte, por edhe këngë me klipe ku ai shpesh herë është autor i këngëve të veta, në aspektin e mjeshtrit muzikant ai është një super talent sepse ushtron shumë vegla muzikore saqë nëse i përmendin do të harronin ndonjë, disa prej tyre i përmend në intervistën tonë. Ky është këngëtari i njohur nga Kraja i Malit të Zi, Blerim Marshiqi, ku në rrëfimin për gazetën tonë na tregon shumë gjëra që nga se si pritet nëpër gëzime familjare, e deri te veçimi që mezi e ndan një këngë si më të preferuaren nga repertori i tij. Ku dhe si do ta gjejë atë ky fundvit, ku do të jetë ai për Vit të Ri, po projekti i ri muzikor kur do të dalë në treg, e më shumë nga artisti i mësoni në intervistën në vijim!.

“Bota sot”: Si është Blerimi në këtë fundvit? Ndonjë projekt të ri muzikor ke dhuruar sic bëjnë artistët e tjerë për festat e fundvitit?

- Edhe këtë fundvit si vitet e tjera jam i angazhuar me projektet e mia, ku ndër të të tjera jam duke punuar një këngë të re që shpejt besoj që do jetë gati. Të them të drejtën për festat e fundvitit nuk besoj se do arrij ta përfundoj, por besoj që menjëherë mbas vitit të ri do ta publikoj këngën time më të re, është një baladë që jam duke e punuar me videoklip dhe që shpejt do të lançohet në disa TV dhe në Youtube.

“Bota sot”: E dimë se ushtroni edhe instrumentave e jo vetëm keni vokal të mirë, cilave?

- Përveç fizarmonikës që është instrumenti im profesional, pak a shumë njoh edhe shumë instrumente të tjera si: pianon, bateritë, çiftelinë, tupanin, tarabukën, defin, kitarën, bilbilin etj.

“Bota sot”: Muzikën të trashëguar, e ke dëshirë që dhe pasardhësit e tu ta trashëgojnë?

- Të jem i sinqertë dëshirën e kam që edhe fëmija im nesër të bëhet një këngëtar apo muzikant i mirë,  por jo që unë t'ia imponoj, sepse muzika është dëshirë dhe talent. Gjithsesi për mua kjo s'ka rëndësi, veç të jetë shëndosh e mirë, kjo ka rëndësi më shumë.

“Bota sot”: Deri tani cila është kënga më e bukur ardhur nga ti?

- Unë nuk mund të flas për këngët e mija, apo t'i vlerësoj ato, sepse disa prej tyre i kam punuar vetë si muzikën ashtu edhe tekstin, por mendoj që mund ta veçoj këngën "E shtrenjta nanë" që e kam edhe me videoklip në Youtube.

“Bota sot”: Jetoni në Mal të Zi, por ftesa për koncerte e gëzime keni edhe në vende të tjera shqiptare?

- Përveç Amerikës, Europës dhe Australisë, kam kërkesa për gëzime familjare edhe në Shqipëri, e nganjëherë edhe në Kosovë, për çka i falenderoj të gjithë që ma besojne gëzimin e tyre familjar.

“Bota sot”: Sapo na treguat që keni ftesa shumë edhe në Amerikë si priteni atje e kur do të jeni sërish?

- Në Amerikë si shumë herë të tjera edhe këtë vit për festën e Vitit të Ri do të jem në Nju York në sallën e famshme The Grand Prospect Hall së bashku me yjet e muzikës shqipe nën organizimin e “Elite Event”, Beni Hoxha dhe Agim Muja. Dhe pastaj menjëherë pas Vitit të Ri prej muajit mars do të jem kismet përsëri me dasma atje. Në Amerikë të them se më presin shumë mirë, ndoshta them pak sepse sinqerisht e ndiej veten si në shtëpinë time, sepse ashtu janë njerëzit e mi atje, jo vetëm në Amerikë por kudo që shkoj në Diasporë.

“Bota sot”: Tashmë muzika është një profesion për ty apo Blerini ka edhe një profesion tjetër?

- Jo nuk kam profesion tjeter, i vetmi profesion i imi është muzika.

“Bota sot”: A ka Blerimi miq artistë e cilët më shumë?

- Miq këngëtarë dhe artistë kam shumë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe nuk kam dëshirë të veçoj asnjërin prej tyre, sepse i kam shokë dhe miq të mirë që i respektoj dhe më respektojnë, për çka i falenderoj shumë të gjithë.

“Bota sot”: Me cilën artiste apo artist shqiptar Blerimi do të donte të kishte një bashkëpunim?

- Po normal si çdo këngëtar dëshirën e kam edhe uë ta kem një duet me një këngëtar apo këngëtare të madhe, megjithëse unë kam pasur rastin shumë herë të percjelli “Live” si muzikant nëpër koncerte dhe dasma shumë këngëtar të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat