Këtë nuk e prisnim! Rovena Dilo në “Kënga Magjike” së bashku me “Babastars”

Mediale Vip

Këtë nuk e prisnim! Rovena Dilo në “Kënga Magjike” së bashku me “Babastars”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Rovena Dilo dhe Babastars

Kënga Magjike këtë vit ka sjellë shumë këngë të bukura dhe bashkëpunime të veçanta. Por ai të cilin nuk duhet ta humbisni do jetë këtë të dielë në skenën e “E diela Shqiptare”.

Pas këngës “Ke le për mu” vitin që kaloi, Rovena Dilo do jetë sërish pjesë e Këngës Magjike në një bashkëpunim me reperin Onat nga grupi i njohur Babastars.

“Ma jo” do jetë kënga e Rovenës dhe Onatit, e cila mesa duket do ketë të ndërthurur rrepin me zërin e bukur të Rovenës. Këngëtarja e bëri të ditur këtë lajm në Instagram, duke bërë tag reperin Getoar Selimi  që me shumë gjasa do të ketë gisht në tekst apo muzikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat