Moderatorja e njohur shqiptare: Roberti mund të ishte i dashuri im

Mediale Vip

Moderatorja e njohur shqiptare: Roberti mund të ishte i dashuri im

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:25
Lei Kraja

Modelja dhe moderatorja simpatike e “Supersport”, Lei Kraja ka zbuluar plot surpriza e të papritura. E tillë ishte dhe loja “E vërtete apo sfidë” ku përballë njëri-tjetrit u vendosën Ervin Kurti dhe Lei Kraja.

Gjatë lojës kjo e fundit zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese: “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”

Lei u përgjigj “pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.

Më pas, Lei ka sqaruar se pavarësisht këtyre, diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë pasi Roberti ka në krah një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar. Gjithashtu ajo theksoi edhe deklaratën e këtij të fundit që Lein e ka si motrën e tij të vogël e për këtë arsye shanset për diçka të tillë ulen akoma më tepër.

Nuk e dimë si e ka pritur Nora këtë deklaratë të moderatores sportive, por duket se pavarësisht simpatisë së Leit, dyshja e tyre mund të funksionojë vetëm si një miqësi e mirë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat